Ballina Lajme Nga Rajoni Reisu-I- Ulema Saqipi, ftohet zyrtarisht në përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë të...

Reisu-I- Ulema Saqipi, ftohet zyrtarisht në përvjetorin e Deklaratës së Pavarësisë të ShBA –ve në Beograd

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkëlqesia e tij Kristofer Hill, i akredituar në Beograd, ka ftuar zyrtarisht Reisu-I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e 248 vjetorit të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë festë nacionale Reisi Saqipi, falënderon Ambasadorin Hill, duke i shprehur me keqardhje pamundësinë për të marrë pjesë në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për pavarësinë e ShBA-ve, për shkak misionit të tij të Haxhit në Meka të Arabisë Saudite.

“Urime festa e shtetësisë amerikane, i nderuari Ambasador Hill! Është kënaqësia ime t’ju uroj për një ngjarje kaq të rëndësishme me rastin e 248 vjetorit të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtij shteti kaq të fuqishëm botëror, i cili po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për paqe dhe stabilitet rajonal. Sa më shpejt që e kupton bota se flamurtari më i sigurt i paqes, stabilitetit dhe integritetit global është ShBA, aq më mirë do të rregullohet mirëqenia njerëzore në rruzullin tokësor”, thuhet në mesazhin e urimit të Reisu-I- Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, të Bashkësisë Islame të Serbisë, njofton Jetapress.