Ballina Sport Lampard thur lavde për Xhakën: Është lojtari kryesor

Lampard thur lavde për Xhakën: Është lojtari kryesor

SHPËRNDAJE

Trajneri dhe ish-futbollisti anglez, Frank Lampard foli për Granit Xhakën para përballjes Zvicër – Angli.

Anglia fitoi pas ekzekutimit të penalltive, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2024.

Lexo Edhe: 

Bëjeni këtë dhe do të eliminoni dhimbjet e gjurit përgjithmonë

Ja çfarë shkatërron sëmundjen e prostatës! Meshkuj, lexoni këtë

Lampard lavdëroi  jashtëzakonisht shumë yllin e Bayer Leverkusenit.

“Ne e njohim Granit Xhakën nga Premierliga, kishte shumë pikëpyetje për të disa vite më herët. Çfarë më pëlqen është karakteri i tij, përmirësimi i tij; tani ai e kontrollon ndeshjen, ai e udhëheq nga mbrapa. Ai e di sistemin nga Leverkuseni, e udhëheq rrugën me pasime dhe lojën në vija. Ai është lojtari kryesor”, tha Lampard.