Ballina Aktuale Presidenti Vuçiq: Investimet së shpejti do të mbërrijnë në Bujanoc

Presidenti Vuçiq: Investimet së shpejti do të mbërrijnë në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Presidenti Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka qëndruan në Prohor të Pçinjit, në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe sipas portalit Bujanovaçke rreth pyetjes se çfarë mund të presin qytetarët nga pushteti i ri multietnik, ai, jep këtë përgjigje: “Jam i sigurt se do të jetë shumë më mirë se sa ishte më parë dhe do të bëj çmos për të ndihmuar sa më shumë që mundem”, transmeton Jetapress.

Ai, gjithashtu, ka theksuar lidhur me investimet në Bujanoc: “Kur them se do të ndihmoj, mbi të gjitha kam parasysh zhvillimin ekonomik. Mendoj se do të hapim disa shkolla në viset shqiptare dhe do t’i ndihmojmë serbët, shqiptarët dhe romët në çdo mënyrë të punësohen. Atë që e kam premtuar herën e kaluar, vërtet do të bëjmë maksimumin për ta bërë, do të pasojë një investim i madh në Vranjë, e pastaj në Bujanoc – i tha Vuçiq një gazetari nga Bujanoci, transmeton Jetapress.