Ballina Aktuale Kryetari i BIPBM – së mbajti takim me mësimdhënësit e lëndës fetare

Kryetari i BIPBM – së mbajti takim me mësimdhënësit e lëndës fetare

SHPËRNDAJE

Në prag të viti shkollor 2024/25, u mbajt takim me mësimdhënësit e lëndës fetare në shkollat publike. Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi i falënderoi mësimdhënësit e lëndës fetare për përkushtimin dhe nivelin e përgjegjësisë të treguar me rastin e zhvillimit të kurikulës shkollore të mësimbesimit fetarë në shkollat publike. Në mes tjerash u përmendën edhe sfidat që po e përcjellin mësimbesimin fetarë. Tash e tutje Bashkësia Islame do të vendos komunikim më të dretpërdrejt me drejtorët dhe mësimdhënësit. Do të merret në konsiderat vullneti i nxënësve për përzgjedhjen e lëndës. Do të ketë një kordinim mes kordinatorit, mësimdhënësve dhe Bashkësisë Islame për seriozitetin e zhvillimit të lëndës. Do të shikohen mundësit e organizimit të trajnimit të mësimdhënësve rreth metodës, metodikës dhe anës pedagogjike të përmbajtjes së lëndës etj.

Të gjitha vërejtjet u përnendën në prani të reisit të Bashkēsisë Islame të Serbisë z. Nexhmedin ef. Saqipi i cili ishte i pranishëm në mbledhje. z. Saqipi siguroi mbështetjen e plotë juridike dhe morale për t’i eliminuar pengesat që e dëmtojnë organizimin e suksesshëm të lëndës fetare konform rregullave dhe normave që ofron ligji në fuqi mbi bashkësitë fetare dhe udhëzumet administrative për lëndën e mësimbesimit fetarë.

Në fund iu bë ftesë të gjithë arsimtarëve të lëndës fetare që nuk ishin prezent t’i tërheqin vendimet për vijimin e mësimdhënies për këtë vit akademik, në lokalet e Këshillave të Bashkësisë Islame.

Lënda e mësimbesimit fetarë në shkollat publike vazhdon të jetë e pranishne nga viti 2002.

Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.