Ballina Aktuale AMIR XHAFERI, NGA FRONTI PËR NDRYSHIM NË KRYE TË “KOMUNALISË”

AMIR XHAFERI, NGA FRONTI PËR NDRYSHIM NË KRYE TË “KOMUNALISË”

SHPËRNDAJE

Nga dje Ndërmarrja Publike “Komunalia“, në Bujanoc, është bërë me drejtor të ri. Amir Xhaferi, nga radhët e Frontit për Ndryshim, do ta drejtor NP “Komunalia”, një ndërmarrje e cila prej kohësh është ballafaquar me probleme financiare dhe mangësi në udhëheqje.

Sic mëson Portali Jetapress, drejtuesit e pushtetit lokal dhe qytetarët e mirëpresin drejtuesin e kësaj ndërmarrje Amir Xhaferin, një ekonomist me përvojë, i cili me aftësitë e tij do ta menaxhoj këtë kompani e cila, mjerisht, kohëve të fundit është zhytur në borxhe, duke lënë prapa pa paguar pagat e punëtorëve që kapin miliona dinarë, pastaj rrëmujën e shkaktuar nga mospastërtia e rrugëve, avaria në në makineri dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Në një deklaratë të drejtorit të ri Amir Xhaferi, dhënë Portalit “Bujanovaçke”, të cilën e transmeton Portali Jetapress, midis tjerash thuhet: Fillimisht po fillojmë aksionin e pastrimit të plotë dhe të detajuar të qytetit, largimit të plehrave nga rrugët dhe hapësirave publike të pista, rregullimit të gjelbërimit. Kemi kontejnerë të rinj kështu që do t’i ndërrojmë të vjetrat dhe të rrënuara, po fillojmë të vendosim kosha plehrash në rrugë, në park dhe në shesh dhe kudo tjetër që duhet, duke shtuar në fund se, Ne duam që nga dita e parë të punojmë për të mirën e qytetarëve, të fillojmë pastrimin, sepse është turp si duket qyteti ynë tani/ Jetapress/