Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot, kryetari i Këshillit Nacional Ragmi Mustafa, pati kënaqësinë të vizitoj selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame pranë BIPMB-së në Preshevë.
Njeriun e parë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionin më të lart politik të shqiptarëve në Luginë e priti kryetari i KBI-së, Granit Kamberi, Lulëzim Miftari dhe Jeton Osmani, të cilët janë edhe profesorë të lëndës fetare në Preshevë.
Kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa, për së afërmi u njoftua për veprimtaritë që po zhvillohen me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, përmes veprimtarive të ndryshme fetare.
Gjatë këtij
takimi me karakter përgëzimi, kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa, u zotua se do ta
mbështes KBI-në në Preshevë, përmes kompetencave dhe programeve me karakter
kulturor e fetar, e posaçërisht gjatë Ramazanit, i cili ndër myslimanët e botës
dhe tek ne, reflekton tolerancë, mirëkuptim, mirësi e solidaritet ndërnjerëzor,
njofton Jetapress.