Ballina Aktuale Lugina e Preshevës në Departamentin e Shtetit Amerikan

Lugina e Preshevës në Departamentin e Shtetit Amerikan

SHPËRNDAJE

Liderët  politikë nga Lugina e Preshevës, vazhdojnë takimet e rëndësishme me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan, për të biseduar rreth problemeve me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në veçanti e shqiptarët në Serbi, në përgjithësi.

Siç bënë të ditur Portali Jetapress, të enjten e 16 majit, delegacioni nga Lugina, realizoi takimin në Departamentin e Shtetit, me ç’rast, u bisedua për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës dhe perspektivat në kuadër të zhvillimeve rajonale. 

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, në rrjetin e tij social të facebookut, ka publikuar edhe takimet që delegacioni i Luginës së Preshevës, ka patur me këshilltaren për siguri nacionale të Senatores Johni Ernst në kabinetin e saj, dhe një takim me këshilltarin për siguri nacionale të senatorit Garry Peters në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vlen të ceket se këto takime të lidershipit të Luginës së Preshevës, po vijnë krahas fazës përfundimtare të një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, njofton Jetapress.