Lajm i mirëS
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në një nga seancat e saj plenare, ka marrë vendim, për ta financuar Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi, apo Luginën e Preshevës në veçanti.
Ky lajm i mirë nga shteti amë Shqipëria, është mirëpritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ka vite që kërkojnë nga institucionet relevante shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, që të formohet një Fond për zhvillimin e Luginës, njofton Jetapress.