Rezultatet preliminare të 25 milion votuesve për ndryshimet kushtetuese të Referendumit të 16 prillit në Turqi, për reforma më të mëdha në historinë 200 vjeçare të këtij vendi, tregojnë rrugën e drejtë për një të ardhme më të mirë të vendit.
Myftiu i Luginës së Preshevës, përgëzon presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, për një fitore historike, duke i dëshiruar suksese në rrugën presidenciale, rrugë e cila i sjell të mira Turqisë dhe popullit të saj bashkim dhe vëllezëri mes veti, në këtë drejtim edhe të 6 milion shqiptarëve, që jetojnë me të njëjtat parime demokratike atje e që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në këto procese, thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut Saqipi, njofton jetapress.