Ballina Aktuale Përurohet renovimi i shkollës në Samolicë – donacion nga Qeveria e...

Përurohet renovimi i shkollës në Samolicë – donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës

SHPËRNDAJE

Të enjten e 20 qershorit, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, erdhi Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore, në fshatin Samolicë të Bujanocit.

Renovimi i shkollës është bërë nga mjetet e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë hapjes solemne të ceremonisë së inaugurimit, ministri Tahiri u shpreh i entuziazmuar: “Me anë të asaj vizite kam pasur për qëllim që ta vendosi një standard të ri në politikën e Qeverisë së Kosovës, ku kontributi dhe angazhimi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e banorëve shqiptarë të Luginës  të jetë një interes madhor dhe detyrim politik primar i institucioneve të Kosovës”  ka thënë ministri Tahiri.

Duke diskutuar rreth investimeve në Luginë të Preshevës, posaçërisht në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

“E drejta për shkollim dhe arsim është një e drejtë fundamentale demokratike njerëzore. Mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nëse mungojnë kushtet bazike. Ajo shndërrohet vetëm në një të drejtë formale pa përmbajtje” ka theksuar ministri Tahiri.

Kryetari Kamberi dhe kabineti i tij qeverisës, duke përfshirë udhëheqësinë e shkollës, nxënë e qytetarë shumtë nga fshati Samolicë, u ndanë të kënaqur me këtë investim na Kosova, duke shpresuar se në të ardhmen do të ketë investime edhe të tjera infrastrukturore e veprimtari shoqërore, njofton Jetapress.