Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë shtypi, ka bërë të ditur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar ftesën e tij që të takohen sot, në tri orare të mundshme, shkruan IndeksOnline.
Thaçi ka thënë se ky takim duhet të ndodhë që të kenë përafrime politike për hapat e mëtejmë.
Presidenti dha një mesazh për Kurtin, duke thënë që të mos ngutet të marrë vendime që e dërgojnë vendin në drejtim të gabuar.
“Kemi zhvilluar konsulta dhe takime me liderët institucionalë të partive politike.
Për fat të keq, edhe pse kryeministri Kurti, njëherësh kryetari i VV-së, kishte konfirmuar pjesëmarrjen, pesë minuta para takimit ka anuluar atë.
Por përsëri për shkak të përgjegjësive kombëtare, edhe njëherë e kam ftuar që të takohemi për zhvillimet e reja që janë shqetësuese dhe dramatike për qytetarët e vendit,
Edhe sot kishte refuzim që të vinte në tri mundësitë që i kam ofruar.
Mendoj se do të ishte në interes që të kemi përafrim në hapat, që do të ndërmarrim”,
“Mesazhi i sotëm është që kryeministri duhet të marrë vendime të qeta dhe të mos ngutet të marrë vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar.
Ta ruajnë drejtimin e duhur të vendit dhe te qyetetarëve që të jemi sa më shpejt anëtarë të BE-së.
I vetmja adresë për ne është janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.
Thaçi shtoi se shpreson që kryeministri Kurti do të gjejë kohë që të takohen në ditët në vijim, për shkak të përgjegjësisë që ka./IndeksOnline/