Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017, ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtetet e ndryshme, u shpall më i miri.
Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.
Ndërkaq, pas përfundimit të kursit, “kapiten karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley, si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.