Nga: Korab Blakaj
Nëse diplomacia juaj sillet rreth konceptit „ nësë i doni dollarët amerikanë“ atëherë dëgjoje një zë ndoshta të vetmuar nga një qytetar i Republikës sê Kosovës!
Përgjigja definitive e imja është JO.
Jo sepse shteti nuk është formacion ekonomik, parasegjithash shteti është kontratë kolektive e lindur nga nevojat e ruajtjës se llojit .
Jo, sepse përpjekja jonë nuk ka të bëjë me dollarët amerikanë, ashtu siç nuk kishte të bënte as me dinarët jugosllav.
Jo sepse shteti ynê është koncept i ideologve tanë, i sprovuar deri në gjakderdhje masive dhe i mbështetur gjatë shekujve nga populli ynë!
Jo, sepse shteti i Kosovës është produkt i patriotizmit shqiptarë dhe koncept i të drejtës së kombit tonë për Vetëvendosje dhe kompromis i jashtëzakonshëm i ndihmuar historikisht shumë edhe nga shteti juaj, shtet mik për ne!
Përgjatë viteve 1960-1990 në Kosovë edhe pse nën okupim, u hapen, dhe u ndërtuan:
Universiteti i Prishtinës
Konviktet e Studentëve
Instituti Albanologjik
Bibloteka Kombëtare e Kosovës
Radio Televizioni i Prishtinës
Korporata Energjetike e Kosovës (Termocentrali A dhe B
Kompleksi turistik Brezovica
Liqeni artificial i Badovcit
Liqeni artificial i Batllavës
Liqeni artificial i Radoniqit
Liqeni artificial i Ujmanit
Liqeni artificial i Përlepnicës
Sistemi i Ibrit
Galeria e Arteve të Kosovës
Kosovafilmi
Stadiumi i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës
Posta e Kosovës
Termokosi
Stadiumi i Mitrovicës
Spitalet e Kosovës
Palestrat Sportive në 7 qendrat e mëdha të Kosovës
Kompleksi “Boro e Ramizi”
Strehimoret e Prishtinës
Pyllezimi i mijera hektareve në Kosovë
Trepça -Mitrovicë
Miniera e Artanës
Shkritorja- Zveqan
Fabrika e Akumulatoreve – Mitrovicë
Fabrika e Tekstilit Napredak – Gjakovë
Fabrika e Tekstilit Emin Duraku – Gjakovë
Fabrika e Duhanit Gjilan
Fabrika e Tjerrjes “Kosovka” – Prishtinë
Fabrika e Amortizatoreve – Prishtinë
Fabrika e Coca Colas në Lipjan
Fabrika e Tubave të Celikut në Ferizaj
Fabrika e Drurit “Tefik Canga” Ferizaj
Fabrika e Lekurëkëpucëve- Pejë
Fabrika e prodhimit të Vajit – Ferizaj
Fabrika e Tullave Ringo – Peje
Fabrika e Tullave – Prishtinë
Fabrika e Gelqerës – Kacanik
Fabrika e Cimentos – Hani i Elezit
Fabrika e Perdeve – Gjilan
Fabrika e Plehrave azotike – Mitrovicë
Fabrika e Pllakave të Qeramikes në Kamenicë
Fabrika e Tekstilit “Printex” – Prizren
Fabrika e Eletromotorreve – Gjakovë
Fabrika “Famipa” – Prizren
Fabrika e Rrypave të gomes “Ballkani” – Suharekë
Fabrika e Schweepes-it dhe Jupi-it “ – Suharekë
Fabrika e Dorezave metalike” – Viti
Fabrika e Armaturës në Podujevë
Fabrika e Municionit dhe Gjuetisë– Skenderaj
Fabrika e Feroniklit në Drenas
Fabrika e Autopjeseve në Pejë
Fabrika e Miellit – Fushë Kosovë
Fabrika e Qumeshtit ditor – Fushë Kosovë
Fabrika e Llamarines – Vushtrri
Fabrika e Tapetave – Fazita – Prishtinë
Fabrika e Sheqerit – Pejë
Fabrika e Letres – Lipjan
Fabrika e Ngjyrave – Vushtrri
Fabrika e Corapeve -Vushtri
Fabrika e Birres -Pejë
Fabrika e Lengjeve ne Gjakovë
Kombinati i Drurit- Pejë
Zastava- industri e rëndë Pejë
Radusha- Istog
Dubrava- Istog
Trofta – Istog
Hidrocentrali Drita e parë Istog
Fabrika e tepihave- Vrellë
Plantancionët gjithandej Kosovës
Koperativat Bujqesore
Sistemet e ujitjes
Lagjia Ulpiana – Prishtinë
Lagjia Dardania – Prishtinë
Pallati i shtypit Rilindja – Prishtinë
Menza e studenteve – Prishtinë
Shtëpitë e shëndetit
Stacionet e autobusëve
Kosovatransi
Hekurudhat e Kosovës
Pikat grumbulluese të produkteve bujqësore
Stacionet policore
Gjykatat
Burgjet
Kazermat e ushtrisë
Aeroportet
Aerodromet
Qindra rrugë e dhjetera ura ….
Lista vazhdon i nderuari Ambasador.Madje udhëtonim pa viza gjithandej.Përse i përmenda të gjitha këto:? Sepse populli ynë hoqi dorë nga të gjitha këto kur u përball me jobarazinë.Ai hoqi dorë nga fabrikat dhe luftoi për shtetin , lirinë dhe sovranitetin, me çka e meritoi edhe ndihmën e jashtëzakonshme të botës në kry me SHBA të.
Në këtë fazë të historisë së Kosovës dhe kombit shqiptar ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, dhe konsideroj që ndihma më e madhe e juaja karshi nesh do të ishte të hiqnit dorë nga mbështetja politike e figurave tona të korruptuara dhe jolegjitime, dhe të ndihmoni si gjithmonë realizimin e të drejtës sonë për të jetuar si komb i lirë, i pavarur dhe i bashkuar!