Sot, me një Akademi përkujtimore kushtuar Komandat Lleshit, përfundoi manifestimi tradicional “Ditët e Komandat Lleshit”.
Ky përvjetor me rastin e 16-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ridvan Qazimi, Komandat i UÇPMB-së, ish negociator, midis palës shqiptare dhe asaj serbe për arritje e paqes ë Luginë, zgjati tre ditë.
Dita e parë e manifestimit, filloi më 23 maj, me një orë letrare dhe aktivitete sportive, që kishin karakter garues.
Dita e dytë e manifestimit filloi, më 24 maj me një marsh për te vendi i rënies së Komandant Lleshit dhe organizimi i vizitës në muzeun e fshatit Tërnoc.
Dita e katërt u përmbyll me një Akademi përkujtimore, të organizuar në Pallatin e Kulturës në Bujanoc, në të cilën foli kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe të tjerët.
Madhështinë e këtij përvjetori e shtoi prania e familjarëve të dëshmorëve, institucionet komunale dhe mysafirë të ardhur nga Tuzi e Malësia e Madhe, qyteti i Vlorës, nga Dardana, Shkupi, Presheva si dhe shoqëritë kulturore-artistike, të cilat së ashku me autoritetet komunale vendosën kurora lulesh mi varrin e dëshmorëve në Tërnoc, njofton portali jetapress.