Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga partitë politike në vend që të mos diskutojnë për çështjen e presidentit, raporton Gazeta Express.
“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë … Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin”, ka shkruar kreu i AKR-së në Facebook.
Ai ka bërë thirrje për liderët partiakë që të lënë anash interesat personale e që të bashkohet në interes të vendit.
“Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/