Ballina Lajme Nga Bota Evropa në betejë të re me koronavirusin

Evropa në betejë të re me koronavirusin

SHPËRNDAJE

Vendet evropiane po vendosin një sërë kufizimesh të reja, derisa vala e dytë e shpërthimit të koronavirusit po godet kontinentin.

Në të gjithë Evropën, ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit, pas rihapjes së sektorëve të mëdhenj të ekonomisë si dhe shkollave e universiteteve.

Ndërsa numri i të infektuarve e kalon shifrën 100,000 në ditë, ekziston frika se pa veprim të shpejtë për të frenuar përhapjen, në javët e ardhshme spitalet do të mbingarkohen.

Deri më tani, nivelet e vdekjeve kanë qenë shumë më të ulëta sesa në mars dhe prill, por shifrat janë duke u rritur ashtu si edhe numri i personave të shtruar në spital.