Ballina Lajme Armenia në prag të puçit ushtarak, kryeministri Pashinyan: Ushtria po reagon me...

Armenia në prag të puçit ushtarak, kryeministri Pashinyan: Ushtria po reagon me emocione

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, deklaroi sot se, pas kërkesës së ushtrisë për të dhënë dorëheqje, ai zëvendësoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Onik Gasparyan.

Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Armenisë kërkoi dorëheqjen e Pashinyanit dhe e paralajmëroi të mos përdorte forcë ndaj njerëzve.

Pashinyan është përballur me protesta në vend që kur u arrit një armëpushim me Azerbajxhanin mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut, raporton aljazeera.

Kryeministri armen, Nicole Pashinyan doli para mbështetësve që u mblodhën në Sheshin e Republikës në Jerevan dhe deklaroi se “forcat e armatosura janë të varura nga njerëzit dhe shefi i qeverisë” gjersa shtoi se “situata në vend është nën kontroll”.

Kryeministri i Armenisë tha se ishte gati të diskutonte gjersa e quajti emocionues reagimin e ushtrisë, e cila kërkoi dorëheqjen e tij. Ai shtoi se edhe shefi i shkarkuar dhe zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm mbeten, siç tha ai, “vëllezërit dhe ushtarët e atdheut”.

Kryeministri armen deklaroi se po përhapeshin thashethemet se po përgatitej për arratisjen, se aeroplani dyshohet se ishte përgatitur, por ai tha se nuk do të largohej nga atdheu në asnjë rrethanë.