DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT,
të dielën më 25 qershor2017
Kryesia e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 24 qershor 2017.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 25 qershor 2017.
Kryesia e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!