Ballina Aktuale ‘Vizita e shekullit’ në Malin e Zi, si mesazh drejtuar Moskës

‘Vizita e shekullit’ në Malin e Zi, si mesazh drejtuar Moskës

SHPËRNDAJE

Podgorica zyrtare pret zëvëndëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence. Ashtu si pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë, duket qartë se ardhja e tik në Mal të Zi është një mesazh drejt Rusisë.

Me Boeing 757 mbërrin në Podgoircë dora e djathtë e presidentit Donald Trump. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë.

Në rrugën ku do të kalojë Pence, trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë.

Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet të mërkurën (më 2 gusht) dhe aty do të marrin pjesë udhëheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.

Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW-se se sa njerëz janë të angazhuar në përgatitjen e pritjes së Pencet, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndonjëherë në Malin e Zi.

Në fakt, përgatitjet për këtë pritje kanë zgjatur dy muaj.

“Vizita e zëvëndëspresidentit është si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezultateve të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum”, thotë për DW, Ivan Vukoviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.

Gazetari i së përditshmes “Vijesti”, Divan Muriq, mendon se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse “ne do të marrim vetëm informacione të protokolluara nga ata”.

“Do të përsëriten mesazhet se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA- , dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit”, thotë ai.

Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adresë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gjeorgjia. Turneun evropian e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni.

“Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjeorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato”, thotë Muriq për DW.

Me këtë pajtohet edhe politologu Vukoviq: “Turi Evropian i tij mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar”.

Qeveria njoftoi se Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq. Më pas do të fillojë Samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është themeluar me qëllim që të ndihmohen vendet që aspirojnë anëtarësim në NATO. Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statusin e vëzhguesit. /DW/