“Përmes planit A apo B, Kosova do ta ketë ushtrinë deri në fund të vitit. Themelimin e ushtrisë së Kosovës, nuk do të mund ta bllokojë askush dhe nuk do të lejohet askush që të vendosë Veto mbi të”, kështu ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka theksuar se kushtëzimet e Listët Serbe për këtë çështje asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e negociatave, duke nënvizuar se çoftë përmes planit A çoftë përmes planit B, Kosova do ta ketë ushtrinë vet deri në fund të këtij viti. /21Media/