Ballina Lajme Nga Vendi Nuk thuhet kot se rastësia është mbret i botës!

Nuk thuhet kot se rastësia është mbret i botës!

SHPËRNDAJE

Në një manifestim tradicional fetar, jo rastësisht Nexhmedin Saqipi, takohet me futballerin më të mirë të të gjitha kohërave, Ridvan Qerimi, të cilin e  mbajmë mend si sulmuesin me numër 9 në fushën e futbollit.

Ridvani, të cilin dikur dhe tani e quajmë me shkurtesë Rida, pas shumë viteve vjen për pushime në vendlindje për tu çmallur, nga Kanada e largët, ku punon dhe jeton me familje si shumë bashkëvendës të tij nga Tërnoci dhe rrethina.

Ridën, tërnocasit të gjithë e njohin dhe e kanë për zemër, ngase gjatë gjeneratës kur ishte i ri ka qenë ikona e ekipit të futbollit të Tërnocit.

Jo vetëm kaq, ai ka qenë sulmues, që e kanë patur problem mbrojtësit dhe porqerët për t’i përballuar goditjeve të fuqishme të topit dhe me të drejtë mund të themi se për atë periudhë mund të konsiderohet edhe lojtari më i mirë shqiptarë, për nga përgatitja fizike, talenti, teknika, forca, shpejtësia, po edhe pedantëria, shprehet Nexhmedin Saqipi për Jetapress.

Ai, gjithashtu, shton se Rida për të gjithë ne për atë kohë ka qenë yll për ta ndjekur ne si gjenerata të reja, e në veçanti për mu ka qenë një super sportist, të cilin me krenari dhe dashuri e kam përcjell, sidomos lëvizjet e tij në fushë të futbollit,  prandaj e konsideroj si mësuesin tim,  thotë me simpati dhe buzëqeshje Nexhmedini.

Gjithashtu edhe me shokun e klasës Agimin Shabanin, i cili po ashtu jeton dhe vepron ne Kanada,  kem luajtur futboll me një ekip edhe bashk klasët e larta i mundshmi, nga se në atë kohë Tërnoci ka qenë strofull e futbollit me talenta, me ekipe perfekte, të cilat kanë garuar nëpër turnire në nivel lokal dhe rajonal, duke shënuar fitore meritore me futballerë cilësorë, që i kanë lënë emër Tërnocit dhe më gjerë në rajon, thotë me krenari Nexhmedin Saqipi, për Jetapress.