Ballina Aktuale ‘100 ditët e Haradinajt sa krejt mandati i Mustafës’

‘100 ditët e Haradinajt sa krejt mandati i Mustafës’

SHPËRNDAJE

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar ndaj deklaratave të LDK-së për 100 ditshin e qeverisjes Haradinaj.

Lekaj ka thënë se vendimet, angazhimet dhe rezultatet e këtij 100 ditëshi janë shumë më të mëdha se tërë vitet e qeverisë së Isa Mustafës, transmeton ‘Zëri.info’.

Ai po ashtu, i ka bërë thirrje që të mos tentojmë të përbaltim çdo gjë vetëm për të bërë opozitën, pasi më mirë është të analizohet kush çka bëri në kohën e vet.

LDK po na kritikon për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj

Ndërsa vendimet, angazhimet dhe rezultatet e këtij 100 ditëshi janë shumë me të mëdha se tërë vitet e qeverisë së Isa Mustafës.

100 ditëshi i Qeverisë Haradinaj janë 100 vendime të mëdha (për brenda tyre me dhjetëra impakte pozitive, që kanë ndikuar direkt në dinamikën e jetës shoqërore në Kosovë dhe të raporteve Kosovës me botën e jashtme.

Prandaj pa u zgjatur shumë dëshirojë t’i bëjë thirrje jo vetëm LDK-s por të gjithëve që të mos tentojmë të përbaltim çdo gjë vetëm për të bërë opozitën. Më mirë është të analizojmë kush çka bëri në kohën e vet. 100 ditëshin dhe mandatin e Qeverisë Haradinaj më së miri do ta gjykojë populli kurdo që do të jemi përballë atij vlerësimi. Shenjat e para të një vlerësimi pozitivë (ende pa u mbushur 100 ditë) ishin zgjedhjet lokale, me rritje të besimit ndaj Aleancës, e cila de-facto është partia e parë për nga Komunat që i ka fituar për të qeverisur në katër vitet e ardhshme (edhe pse ka tendencë të grabitjes së fitores në Istog).

Ne, të mirëqenë e marrim vetëm vlerësimin dhe besimin qytetarë, të dyja këto, janë në rritje nga sovrani i Republikës së Kosovës, nga populli.

100-shat e viteve në vazhdim do të jenë edhe me të plotë me vendime e angazhime për dhe në të mirën e vendit.

Ndryshimi i duhet Kosovës, prandaj do të vazhdojmë ta bëjmë. /Zëri.info/