Ballina Lajme Nga Rajoni Tensionet në seancën e fundit, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të...

Tensionet në seancën e fundit, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së nga Kuvendi

SHPËRNDAJE

Deputetët e Partisë Socialiste kanë bërë kërkesë për masë disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, pas zhvillimeve të fundit në seancë.

Sipas burimeve, PS ka kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së nga Kuvendi për 10 ditë.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare, ndërsa kërkohet marrja e masave për 6 ligjvënës.

Mësohet se masa e përjashtimit është kërkuar për deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli.