Ballina Aktuale Ugljanin: Në dialog duhet të zgjidhet edhe statusi i shqiptarëve dhe boshnjakëve...

Ugljanin: Në dialog duhet të zgjidhet edhe statusi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi

SHPËRNDAJE
Mesto: Beograd Datum: 21.05.2010 Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeæa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opština, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu Licnosti: Sulejman Ugljanin

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, tha se statusi i pakicës shqiptare dhe boshnjake në Serbi duhet të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne propozojmë që në dialog të miratohet një model unik për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi, si dhe serbëve dhe boshnjakëve në Kosovë”, tha Ugljanin në një konferencë për media të enjten.

Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë kërkuar edhe më parë që të ketë reciprocitet të të drejtave sikurse serbët që jetojnë në Kosovë dhe këtë kërkesë ia kanë shprehur edhe kryeministrit të Kosovës, në një takim që patën para disa muajve.

“Për këtë arsye, ne u dërguam kërkesë përfaqësuesve të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që në dialog të përfshihet edhe zgjidhja e statusit të boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Serbi dhe Kosovë”, potencoi ai.

Kur ka folur për propozimin evropian (franko-gjerman) me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai shtoi se propozimi përveç që është konstruktiv, përfaqëson edhe kontributin e partisë së tij.

Kreu i SDA-së theksoi se partia e tij, si një parti parlamentare që përfaqëson në mënyrë legjitime interesat e komunitetit boshnjak, në kuadër të dialogut kërkon “parimin e reciprocitetit për të gjitha pakicat, në mënyrë që ata të mos favorizojnë përfaqësuesit e popullit të tyre në dëm të të tjerëve”.