Ballina Aktuale Bërnabiq: As Brukseli, Washingtoni e as Prishtina s’mund ta refuzojnë Asociacionin

Bërnabiq: As Brukseli, Washingtoni e as Prishtina s’mund ta refuzojnë Asociacionin

SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte vizionar kur, siç tha ajo, “10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Sipas saj, Asociacioni sot është diçka që nuk mund ta refuzojnë sot as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.

Ajo tha në “TV Happy” se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen, duke theksuar se sot “as Brukseli, as Washingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”.

“Është aftësi politike e Aleksandar Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiqi e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Bërnabiqi.