Ballina Aktuale Rama niset drejt Berlinit, pritet të takohet me Scholzin

Rama niset drejt Berlinit, pritet të takohet me Scholzin

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet nesër në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama dhe Scholzi do të kenë të martën e 7 marsit një takim kokë më kokë në orën 11:15, më ata do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp, në orën 12.30.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti, në Tiranë.

Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholzin do të caktohet data e samitit të Tiranës, e kësaj nisme.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve.

Në Berlin do të mbahet dhe një panair për turizmin, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, duke prezantuar kështu edhe një formë pakete destinacionesh.