Ballina Sport Formacionet zyrtare për Kupën e Italisë: Juventus – Atalanta

Formacionet zyrtare për Kupën e Italisë: Juventus – Atalanta

SHPËRNDAJE

Juventus do të mundohet të siguroj finalen e parë për këtë sezon.

Bardhezinjtë do ta mirëpresin në stadiumin e vetë skuadrën e Etrit Berishës, Atalantën.

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku pritet të mungojnë disa prej lojtarëve.

Juan Cuadrado, Federico Bernardeschi, Gonzalo Higuain nuk do të jenë të disponueshëm për kampionët pasi që kanë pësuar lëndime.

Te Atalanta nuk do të mund të paraqitet Rafael Toloi, i cili është skuqur në takimin e kaluar.

Kujtojmë se ndeshja e kaluar mes këtyre dyja ekipeve ka përfunduar në dobi të Bianconerrit me rezultat minimal 1-0.

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Asamoah, Marchisio, Pjanic, Matuidi, Costa, Mandzukic dhe Alex Sandro.

Atalanta: Berisha; Mancini, Caldara, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Spinazzola; Cristante; Ilicic dhe Gomez.