Ballina Aktuale BIPBM: TELEGRAM URIMI PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

BIPBM: TELEGRAM URIMI PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

SHPËRNDAJE

Të nderuar besimtar, vëllezër e motra besimtare muslimane.

Të nderuar qytetar të Luginës së Preshevës.

Nesër është dita e festës së Kurban Bajramit. Në këto momente festive uroj që mos të harrojmë vlerat e larta që synon të rrënjos kjo festë në etikën e çdo njeriu. Toleranca, urtësia, solidariteti, altruizmi, sakrifica janë vlera që islami synon t’i përcjellë në vetëdijen kolektive dhe individuale të çdo qenie njerëzore.

Sot urojmë nga zemra Kurban Bajram të lumtur dhe të begatë! Le të sjellë kjo festë shumë gëzime, paqe dhe harmoni në jetën tonë, familjen dhe shoqërinë në gjithë rruzullin tokësore. Lutjet dhe sakrificat e bëra me dashuri dhe devotshmëri në familjet tona, në vendin tonë, në familjet e bashkëatdhetarëve tanë, dhashtë Allahu i Plotëfuqishëmtë të sjellin bekime e begati të shumta.

Gëzuar Kurban Bajramin!

27. 06. 2023Preshevë.

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mr. Nexhmedin ef. Ademi