Bashkësisa Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar promovimin e veprës së mulla Nazmis: “Dorëshkrimet e mendjendriturit të Luginës së Preshevës mulla Nazmi ef. Memeti”.
Të pranishëm në këtë event ishin musafirët nga Kosova, Maqedonia e musafir të shumt, e xhemat nga Lugina e Preshevës.
Moderatori i këtij eventi e hapi këtë promovim duke e ftuar hfz. Bylent Jakupi të lexoj disa ajete nga Kur’ani Famëlartë.
Kryetari i Bashkësidë Islame Mr. Nexhmedin ef. Ademi e vlerësoj lart figurën intelektuale dhe veprimtarinë e hoxhës së nderuar mulla Nazmi ef. Memeti.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Vedat ef. Sahiti, vlerësoi lart rolin e ulemasë së Luginës. Ai tha se figura poliedrike e hoxhës mulla Nazmi ef. Memeti do të kujtohet për rolin dhe kontributin e tij si shkrues, imam etj.
Imami i Xhamisë së Mesme z. Leutrim ef. Asllani foli per kontributin e mulla Nazmisë në xhaminë e fshatit.
Një kujtim të rëndësishëm për veprimtarinë e hoxhës nga e kaluara na e solli disa kujtime si ish nxënës i tij ptof. Dr. Qazim Qazimi ish drejtor dhe ish dekan i Fakultetit të Studimeve Islame.
Ramadan Shkodra përfaqësuesi për botime dhe shtyp në BIK.
Teologu, bashkëautori Isuf ef. Zymeri foli për rëndësinë e veprës në fjalë. Ai tha se nga veprimtaria oqeanike e dijes së hoxhës në këtë libër është zbuluar jo më shumë se 20 % të materialit.Në vijim z. Zymeri sipërfaqësisht foli për përmbajtjen e librit.Nga familjarët të pranishmit i përshëndeti djali i hoxhës së nderuar haxhi Qaniu.
Bashkësia Islame ndau mirënjohje për kontribuesit, familjes dhe ish nxënësve të hoxhës së nderuar.
Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame.