Ballina Lajme Nga Rajoni Komentuesi serb e pyet Nikolic: Me kë do të luftosh

Komentuesi serb e pyet Nikolic: Me kë do të luftosh

SHPËRNDAJE

Kërcënimet e kreut të shtetit serb, Tomislav Nikolic, se “nëse shqiptarët i vrasin serbët ai do të urdhëronte hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë”, shkaktuan një mal komentesh në mediat serbe. Duket se disfata e provokimit serb me trenin porvokues u ka dhënë mundësinë shumë serbëve që të “shfryhen” në liderët e tyre.

Njëri nga komentuesit, në portalin serb B92, i cili ishte nënshkruar si “Ushtari Miloje”, shkruan:

“Nuk do të kete kurrfarë lufte, ata e dinë këtë shumë mirë. Po afrohen zgjedhjet, BE na dha shuplaka të mira muajt e fundit, prandaj populli po kthehet kah populizmi dhe rusofilizmi, e ku SNS (partia e Nikolic) e sheh shansën e vet për qëndrim në pushtet. Por shikoni se si është gjendja reale dhe këto që po i them janë fakte”, thotë komentuesi serb dhe vazhdon të numërojë:

– Usharët profesionistë para pak kohe kanë mbajtur grevë dhe janë në përfundim të durimit

– Të rinjtë nuk kanë kryer shërbimin ushtarak qe 7 vite

– Nga viti 2001 e këndej, meshkujt e vjetër e kanë kryer ushtrinë si civilë

– Të dy kategorive e njerëzve të rinj kanë shkuar jashtë

– Rezervistët që kanë luftuar në vitet ’90, tani janë mbi 50 vjeçarë dhe janë tërësisht të papërdorshëm.

Kështu e përfundon listën e fakteve komentuesi serb duke pyetur: “Do të thotë, kush do të luftojë? Me çka?”

Në fakt, kërcenimet e presidentit serb duket të jenë me të vërtetë të drejtuara më shumë kah trupi electoral serb meqë zgjedhjet presidenciale në Serbi po afrohen ndërsa Nikolic ende nuk e ka të garantuar kandidaturën nga partia e tij./GazetaExpress/.