Dje DIYANETI turk së bashku në Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shtruan iftar për besimtarët e Luginës së Preshevës.
Vizita e Mushavirit në Luginë të Preshevës (përfaqësuesit të ambasadës turke) filloi në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë. Musafirin e priti kryetari Mr. Nexhmedin ef. Ademi me bashkëpunëtor. Takimi u zhvillua në atmosferë shumë vëllazërore. Ishte mendim i përbashkët se prezenca e ndihmave turke për Luginën duhet të zgjerohen jo vetëm në fushën e organizimit fetar por edhe atë politik, ekonomik e kulturor. Më pastaj së bashku vizituan objektin e vakufit ku synon të vendoset Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë. Kryatari z. Ademi prezantoi projektin dhe idenë se si do të duket në të ardhmen ky projekt i cili do të shërbej për ngritjen e aktiviteteve me karakter kulturor e social.
Në vazhdim u shpërndajtën edhe 200 paketa ushqimore për familjet në nevojë.
Në iftarin e shtruar për 150 persona vërehej aromë e vërtetë ramazani.
Mushaviri z. Ertugrull Çoshkun i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj interesimin e popullit turk, presidentit të Turqisë z. Rexhep Tajjip Erdogan, për t’i ndihmuar qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kryetari z. Ademi përshëndeti të pranishmit duke iu dëshiruar agjërim të lehtê e të pranuar. Ai vlerësoi lartë gadishmërinë e Diyanetit turk për bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Luginë. Ai përmendi se shqetësimet e të dy popujve vëllezër i kami të njëjta. Prezenca e ndihmave turke për qytetarët e Luginës duhet të jetë edhe më e dukshme dhe e shumëanshme.
Duke qenë se jemi në muajin e ramazanit kryetari kërkoi më shumë adhurime, solidarizim dhe mbështetje për bashkëpunim të ndërsjllë.
Bashkësia Islame me aktivitetin e vet synon të ofroj projekte sociale dhe kulturore të cilat nuk kanë qëllim vetëm ushqimin e barkut por edhe të ruajtjes sê shëndetit mendor nga invazionet e ndryshme kulturore dhe ideologjike.
Takimin e moderoi z. Mumin ef. Tahiri ndërsa me zërin e tij të bukur na freskoi hafëzi i dërguar nga Diyaneti për këtë muaj të ramazanit hfz. Emre Ipek.
Vizita mushavirit vazhdon edhe sot në xhaminë e fsh. Corroticë për namazin e drekës.
Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.