Ballina Aktuale Në Bujanoc zgjidhet udhëheqësia e re komunale

Në Bujanoc zgjidhet udhëheqësia e re komunale

SHPËRNDAJE

Dje, ne Kuvendin Komunal të Bujanocit, pasi këshilltarët dhanë betimin dhe verifikuan mandatet e tyre, zgjodhën udhëheqësinë e re, duke filluar nga kryetari i kuvendit, kryetari i komunës dhe përfaqësues të tjerë legjitimë.

18 këshilltarët e LPD, PD dhe PVD kanë braktisur seancën e pare konstituive të Kuvendit Komunal të Bujanocit ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të komunës, zëvendësit dhe Këshillit Komunal.

Në emër të Frontit për Ndryshim Arbër Pajaziti, zgjidhet kryetar i Komunës së Bujanocit me 23 vota, ashtu edhe Driton Rexhepi zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit me 23 vota, si dhe janë zgjedhur nënkryetarët, sekretari dhe anëtarët e këshillit komunal, njofton Jetapress.