Ballina Aktuale Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim...

Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim të statusit të urës së Ibrit

SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.

“Shtetet e QUINT-it, në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të urës se Ibrit”, deklaroi ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier”, tha ai.

Ndryshe, ky reagim vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër,

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë.

Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.

Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë./Telegrafi/