Ballina Aktuale Harrisi fitoi vota të mjaftueshme për nominim, Bideni “krenar derisa s’ka më”

Harrisi fitoi vota të mjaftueshme për nominim, Bideni “krenar derisa s’ka më”

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Joe Biden, e uroi zëvendëspresidenten e ShBA-së Kamala Harrisin pasi ajo fitoi vota të mjaftueshme për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Ai përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se për këtë është aq krenar deri sa nuk mund të jetë më shumë se kaq.

“Një nga vendimet më të mira që kam marrë ishte zgjedhja e Kamala Harris si zëvendëspresidente. Tani që ajo do të jetë e nominuara nga partia jonë, nuk mund të jem më krenar. Le ta fitojmë këtë”, thuhet në postim.

Harrisi ka marrë mjaft vota nga delegatët demokratë për të fituar nominimin e partisë për presidente, njoftoi të premten Komiteti Kombëtar Demokratik.

59-vjeçarja tha se ajo do të pranojë zyrtarisht nominimin javën e ardhshme pasi të përfundojë thirrja virtuale.