Ballina Aktuale Kamala Harris zgjedh Tim Walzin si kandidat për nënpresident

Kamala Harris zgjedh Tim Walzin si kandidat për nënpresident

SHPËRNDAJE

Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz, si kandidat për nënpresident, ka thënë një burim i afërt për mediat ndërkombëtare.

Walz, 60-vjeçar, veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, është zgjedhur nga një zonë me pritje republikane për të qenë përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, në vitin 2006, dhe ka shërbyer aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minestotas, në vitin 2018.

Si guvernator, Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas. /REL