Ballina Aktuale KOMUNALIA, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE DIMËR E VERË…

KOMUNALIA, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE DIMËR E VERË…

SHPËRNDAJE

Me shuarjen e Ndërmarrjes Publike “Direksioni për ndërtim”, Komunalia, mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të Komunës së Bujanocit.

Kjo ndërmarrje e cila kujdeset për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm në çdo katër stinët e vitit, bënë edhe një punë të paçme, për mbajtjen e pastërtisë së qytetit tonë nga mbeturinat në hapësirat publike dhe ato private. Me një fjalë, kjo Komunali, është pasqyra jonë se si të mbrohemi nga të palarat prej mëngjesi e deri në orët e vona të natës.

Ndërmarrja Publike “Komunalia”, po tregon një shembull të mirë të shërbimit ndaj qytetarëve pa dallime race, ngjyre e përkatësie nacionale dhe partiake, pa dallime sezoni kalendarik, qoftë edhe në këto kushte e rrethana të dimrit, të motit të keq, me borë e stuhi.

Punëtorët e vyeshëm të kësaj Komunali, i gjen në rrugë e shtëpi, duke u ofruar qytetarëve ndihmën ne evitimin e avarive të ndryshme të plasjes së gypave dhe tubacioneve të ujit, për shkak acarit dimëror.

Të gjitha këto shërbime bëhen nga udhëheqësia kësaj Ndërmarrje Publike, në krye me Adem Hasanin, i cili në heshtje punon, pa u reklamuar me pompozitet se është duke bërë diçka për të mirën e qytetarët të kësaj komune, me probleme të shumta.

Drejtorit Hasani, nuk i pëlqejnë paraqitjet publike, duke u reklamuar nëpër televizione, portale e medie të shkruara, për misionin që kryen në kuadër të mandatit, të cilin e ushtron me pedantëri. Atij, thjesht e shkurt, nuk i pëlqejnë deklaratat, lavdërimet për ndonjë aktivitet të shënuar në fushën e komunalisë. Me një fjalë, nuk është si drejtorët e mandateve të kaluara, të cilët me kravata e kollare rreth qafës, pispilloseshin e krekoseshin duke ndenjur më shumë nëpër mediet lokale se sa në zyrat e komunalisë.

Drejtori, Adem Hasani, ka hyrë në vitin e pestë të qeverisjes së kësaj ndërmarrjeje, nga viti 2008, pas një pauze katërvjeçare kur u bënë ndërrimet në pushtetin lokal të Bujanocit. Këto ndërrime lëre që lanë pa punë drejtorin e këtij institucioni komunal, por sollën në siklet qytetarët me masa të dhunshme dhe me një haraç të paparë për klientët e saj, duke paguar fatura të fryra në emër të faljes së borxheve publike, që nga periudha e ferrit të kuq komunist.

Pavarësisht, nga e kaluar e errët katërvjeçare e Komunalisë e mbushur me revanshizme politike, hakmarrje e inate provinciale, ka filluar të kthehet në binarë të normalitetit, me shërbime cilësore në ujë të pijshëm, ngrohje solide e pastërti ambientale edhe për ata njerëz që shpifin, shajnë e nënçmojnë punën e këtij servisi lokal, me ndihëm  e të cilit e lajnë gojën e shfrenuar dhe dhëmbët e prishur të çakallit, njofton jetapress.