Ballina Sport NAPOLI KONFIRMON SITUATËN E ELSEID HYSAJT!

NAPOLI KONFIRMON SITUATËN E ELSEID HYSAJT!

SHPËRNDAJE

Dukej se skenarë të errët mund të profilizoheshin për Elsied Hysajn, mbrojtësin tonë të kombëtares, i cili e la miqësoren ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, duke çaluar.

Ai u zëvendësua nga debutuesi Lika, i ftuar për herë të parë nga trajneri Panucci me ngjyrat kuqezi. Por, vendin e ankthit e ka zënë gëzimi i disponueshmërisë së shkodranit, gjë që e ka konfirmuar klubi i tij, Napoli. Pra, ndryshe nga ajo që ndodhi në muajt e fundit me Ghoulam dhe Milik, dëmtimi në gju, i pësuar të hënën mbrëma nga Elseid, Hysaj është praktikisht një kujtim tashmë. Këtë mëngjes, i sapokthyer nga Shqipëria, ku përmbylli angazhimet me ekipin kombëtar, Hysaj ka marrë pjesë rregullisht në trajnim, së bashku me shokët e tij. Psherëtima lehtësimi, pra, për klubin dhe për vetë lojtarin, i cili e kishte lënë fushën të hënën duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet në gju. Ish-futbollisti i Empolit është, pra, kandidat për të luajtur këtë të shtunë, në transfertën emiliane, në fushën e Sassuolos. Trajneri Sarri, me përjashtim të Ghoulam, të lënduar, do t’i ketë të gjithë titullarët në dispozicion.