Ballina Sport JOSHUA FITOI ME PIKË KUNDËR PARKERIT

JOSHUA FITOI ME PIKË KUNDËR PARKERIT

SHPËRNDAJE

Boksieri britanik, Anthony Joshua është shpallur kampion botëror në peshën e rëndë edhe në versionin WBO, pasi sonte e ka mposhtur në Kardif të Uellsit pas 12 raundeve me pikër boksierin nga Zelanda, Joseph Parker.

Meçi i shumë pritur nga dashamirët e boksit nuk ka dhuruar spektaklin e pritur, pasi ka qenë një luftë taktike në ring, me pak goditje të shkëmbyera, e ku më i mirë është treguar Joshua.

Kësisoj, Joshua, i cili zotëronte brezat në versionet WBA, IBF dhe IBO ka arritur të stoliset edhe me brezin e kampionit në WBO.

Është interesant fakti se kjo ishte hera e parë që Joshua boksoi përtej 11 raundeve, derisa kjo ishte fitorja e 21 në po aq meçe të zhvilluara.