Samsung ka shpalosur tre llaptopë të rinj.
Samsung Notebook 5 vjen me ekran 15.6 inç dhe trup të metaltë.
Dy modelet tjera janë Notebook 3 – njëri me ekran 14-inç dhe tjetri me ekran 15.6-inç.
Laptopët vijnë me opsionin e procesorit Intel të gjeneratës së shtatë ose të tetë.
Samsung Notebook 3 dhe 5 do të dalin në shitje në muajin prill fillimisht në Kore, e më pas në tremujorin e dytë në gjithë botën.