Gjilan – Kalvari i këtyre ngjarjeve filloj më 6 prill 1999, kur Përlepnica në mëngjesin e 6 prillit ishte e rrethuar nga paramilitarët dhe ushtria serbe. Nga ky rrethim i hekurt pësuan shumë bashkëvendës dhe pati të plagosur. Pas këtij aksioni serbë, qytetarëve iu dha urdhër për largim nga fshati. Kështu e përkujton Nuhi Nuhiu tmerrin e atyre ditëve që banorët e Përlepnicës e kishin përjetuar.
“Kështu ditët kalonin në presion të pa parë. Edhe pse e dinim se nuk do të na lënë të qetë. Më në fund erdhi dita kur, ushtria serbe erdhi në fshat me 13 prill dhe dha urdhër që, me 14 prill definitivisht të shpërnguleni, dhe atë, korridorin e keni për Shqipëri e jo si herën e kaluar për Bujanoc” ka përkujtuar këtë periudhë Nuhi Nuhiu nga Përlepnica.
Kështu që me 14 prill në ora 8.00 kolona u nisë për një rrugë, e cila nuk kishim ide se ku do të na shpie. Kjo ditë mbetet thellë në ndjenjën e qytetarëve përlepnicas. Kolona vijonte rrugën, dhe maltretimet vazhdonin gjatë tërë rrugës, kishte rrahje, fyerje. Deri aty sa, edhe imamin e fshatit e rrahën në punktin e paramilitarëve në Jazhice.