Kompania e njihur e pajisjeve elektrike, Electrolux ka nisur një formë të re të punës. Bëhet fjalë për shporetat e saj të cilët mund të jenë më të lehtë për tu përdorur në kuzhinë.
Kjo pasi që falë një aplikacioni, furrat e pjekjes së shporetëve mund të kontrollohen nga një pajisje e lidhur me Wi-FI.
Innit quhet aplikacioni me të cilin mund të kontrolloni furrat e lidhura me Wi-Fi të kësaj marke.
Me Innit, ju mund të shfletoni rekomandimet e ushqimit në bazë të preferencave dietike, shikoni videot si të gatuani dhe dërgoni instruksione si temperatura e furrës në furrat me Wi-Fi.