Ballina Sport Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Italisë

Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Italisë

SHPËRNDAJE

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar zyrtarisht se Roberto Mancini është emëruar si trajner i ri i kombëtares.

Pas zgjidhjes së kontratës me Zenit St Petersburg, trajneri arriti sonte në Romë sot për bisedime me krerët e federatës italiane.

Komisioneri i Federatës, Roberto Fabbricini, konfirmoi sot se është arritur një marrëveshje dhe federata tani zyrtarisht ka konfirmuar se Mancini është trajner i ri.

“Federata Italiana e Futbollit njofton se ka arritur një marrëveshje me Roberto Mancinin, i cili do të mbajë pozitën e trajnerit të ekipit kombëtar dhe do të paraqitet nesër, të martën më 15 maj, në ora 12.00 në Qendrën Teknike Federale në Coverciano”, shkruan në deklaratën e federatës.

Mendohet se Mancini ka nënshkruar një kontratë deri në fund të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Ndryshe, Italia mbeti pa trajner pas shkarkimit Giampiero Ventura, i cili nuk arriti objektivin kryesor të azurrëve – kualifikimin në botërorin e kombëtareve në Rusi.

Kujtojmë se në të kaluarën ish-futbollisti ka drejtuar skuadra si Inter dhe Manchester City. /Telegrafi/