Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka marrë numrin e preferuar te skuadra londineze, Arsenali.
Xhaka u transferua nga Borussia Monchengladbach te Arsenali në verën e vitit 2016 për një çmim mbi 35 milionë euro.
Pas transferimit, mesfushori prishtinas mori numrin 29 në fanellën pasi i preferuari i tij ishte i zënë.
Mesfushori francez, Francis Coquelin mbante numrin e preferuar të Xhakës, atë 34 dhe nuk lejoi ta ndërroj atë.
Megjithatë, pas transferimit të francezit te Valencia, numri 34 ka mbetur i lirë dhe Xhaka ka vendosur ta marr atë dhe ta bart nga sezoni i ardhshëm.
Është vet klubi i Arsenalit që ka zyrtarizuar numrin e ri të Xhakës te klubi londinez, ndërsa ai nuk është i vetmi që do ta bart numrin e ri në fanellë.
Edhe mbrojtësi spanjoll Hector Bellerin dhe mesfushori egjiptian Mohamed Elneyny do të paraqiten me numra të ri në sezonin e 2018/19.
Bellerin e ka ndërruar numrin 23 dhe do ta bart numrin 2, ndërsa Elneney nga 35 ka kaluar te numri 4. /Telegrafi/