Të gjithë adhuruesit e futbollit në Kosovë sonte kanë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejt finalen e Ligës së Kampionëve online transmetuar nga Kujtesa në GjirafaVideo.com.
Transmetimi fillon nga ora 20:00, ku fillimisht mund të ndiqni ceremoninë e hapjes me një super performancë nga artistja shqiptare, Dua Lipa.
Dhe pastaj nis ndeshja e mbrëmjes mes dy ekipeve finaliste, Real Madrid dhe Liverpool.
Stafi i Kujtesës dhe Gjirafës ka informuar që ndeshja online do të shfaqet vetëm për Kosovë, me super kualitet dhe pa reklama.
Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Olimpic Stadium në Kiec, Ukrainë. /Telegrafi/