Kosova ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në Zurich të Zvicrës u pa vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte skuadra e përfaqësueses së Kosovës.
Kosova arriti të shënojë tri herë në këtë ndeshje, përkundër që Shqipëria nuk shënoi asnjë gol.
Si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën Kosova dominoi Shqipërinë.
Rastin e parë për shënim e pati Dionis Avdijaj i cili doli ballë për ballë më Etrit Berishën, por goditjen e kosovarit e ndali portieri Berisha me përvojën e tij.
Ndërsa në rastin e dytë për shënim Arbër Zeneli nuk fali dhe arriti të kalojë Kosovën në epërsi, ishte një aksion mjaftë mirë i ndërtuar nga lojtarët e Kosovës dhe Zeneli me goditjen e tij arriti ta mposht gardianin shqiptar Etrit Berishën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 në të mirë të Kosovës.
Edhe në pjesën e dytë Kosova zhvilloi një ndeshje më të mirë, kjo e tregon edhe fakti se Kosova arriti të shënoi edhe 2 gola të tjerë.
Ishte përsëri Arbër Zeneli i cili arriti të shënoi golin e dytë të tij personal dhe të dytin për Kosovën, me një goditje nga 20 metra Zeneli la të shtangur Berishën.
Talenti Edon Zhegrova pak minuta pasi u inkuadrua në lojë arriti të shënoi golin e tretë për Kosovën. Ishte një gjysmë goditje, gjysmë harkim nga Zhegrova i cili nuk u devijua dhe topi përfundoi në rrjetën e portës së Shqipërisë.
Më pas Shqipëria u mundua të shënoj të paktën golin e nderit, por as këtë nuk e arritur duke përfunduar ndeshja me rezultat 3:0 në të mirë të Kosovës.