Në Iftarin e përbashkët të komuniteteve fetare në Elbasan, në të cilin merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe 200 mysafirë nga jeta institucionale e shtetërore të Shqipërisë, i ftuar ishte edhe Nexhmedin ef. Saqipi, me bashkëshorten zonjën Mejreme.
Në iftarin e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Elbasanit, kryeministri Rama, u shpreh gjatë fjalimit të tij se Shqipëria është një vend i përmendur për tolerancë fetare, si një nga vlerat më të mëdha të këtij vendi.
“Zoti i ka bekuar njerëzit duke u dhënë mirësinë dhe dashurinë si më të rëndësishme, veti që nuk dalin të plota në pah, mjegullohen në ditët e trazuara të vitit dhe për këtë ky muaj është për lehtësimin. Do ta mbyll me atë që shkruante Naim Frashëri “po të nderojë njeriu – njerinë e ka nderuar edhe Perëndinë”, theksoi, mes tjerash, kryeministri Rama.
Jetapress, mëson se Myftiu i Luginës, Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, morre pjese edhe në iftarin e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani ku edhe u takua me shumë personalitete të tjera politiko-shoqërore, nga të cilat vizita e takime u nda i kënaqur dhe i motivuar për bashkëpunim të ndërsjellë mes Luginës dhe shtetit amë. /jetapress/