Besimtarët tërnocas, të premten e 15 qershorit, kanë falur, në mëngjes Namazin e Fitër Bajramit, për herë të parë në historinë e vendit të tyre, në një ambient të hapur e madhështor tek Stadiumi i Klubit të Tërnocit “Tërnoci”.
Falja e Namazit të Fitër Bajramit, për të gjithë besimtarët myslimanë, pra edhe për tërnocasit erdhi pas një muaji agjërimi e sakrifice në shenjë solidariteti me të varfrit dhe për të madhëruar krijuesin e plotfuqishëm Allahun xh.sh.
Rinia e fshatit Tërnoc, që ishte kumbara e kësaj nisme për ta falur së bashku Namazin e Fitër Bajramit, xhematilinjtë e tri xhamive dhe perfaqësues të ndryshëm nga jeta institucionale, politike e kulturore në një vend, krijoi një pamje madhështore në fushën e sportit e cila u përcoll me kamera e dron nga lartë.
Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë ligjërimit të tij dhe një mesazh të fortë për vlerat e besimit, rolin dhe rëndësinë e Fitër Bajramit dhe një varg problematikash, të cilat e përcjellin shoqërinë tonë nëpër vite.
Saqipi, nuk la pa përmendur se edhe ky stadium futbolli, prej nga drejtohen lutjet e mëngjesit gjatë kësaj feste madhështore për besimtarët myslimanë, por edhe rrugët e sheshet, kanë ardhur nga veprat e njerëzve të mirë, siç ishte edhe heroi kombëtar nga ky vend Ridvan Qazimi, nga sakrifica e tyre për të na parë së bashku, në rrugën e drejtë, që na predikon Lartmadhëria jonë All-llahu i Plotfuqishëm.
Në vazhdim të ceremonisë së Namzit të Fitër Bajramit, u paraqitën imamët: Sulejman ef. Fejzullahu, Sevder Bjarami e Vesim Avdiut, të cilët folën për rëndësinë e faljes së Namazit dhe japin këshilla si bëhet lutja “në emër të All-llahut për të falur namazin e Fitër-bajramit, pastaj kënduan Subhaneke, lexuan Fatihanë .
Shembulli i mirë i faljes së Namzit të Fitër Bajramit, në Tërnoc, do të jetë një model i mirë edhe për vendbanimet e tjera të Luginës së Preshevës, për t’i bërë bashkë njerëzit jo vetëm gjatë lutjeve fetare, në frymën e tolerancës fetare dhe kulturës së përgjithshme shqiptare./jetapress/