Drejtori i Tesla, Elon Musk, ka akuzuar një punonjës të kompanisë për sabotim duke ndarë informacionin “e ndjeshëm”.
Ai tha se ishte një komplot i madh në të cilin punonjësi në fjalë ndërroi kodet e sistemit operativ Tesla me llogari të rreme.
“Ai gjithashtu i dorëzoi palës së tretë një numër të madh të të dhënave shumë të ndjeshme të kompanisë”, tha Musk.
Punonjësi u kap dhe u mor në pyetje, ndërsa ai supozohej se po sabotonte kompaninë.
Musk, megjithatë, dyshon se është një problem shumë më i madh sesa në shikim të parë, pasi ekziston një “listë e gjatë organizatash që duan Tesla të vdesë”.
Më mesin e tyre, ai thotë se janë kryesisht tregtarët e Wall Street, të cilët “po gënjejnë” në rënien e aksioneve të Teslës në bursë. /kp/Telegrafi/