Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc do të organizoj turnir humanitar në futboll të vogël, ku mjetet e tubuara, fituesi i turnirit e ka të drejtën të i destinoj tek ajo familje apo tek ato familje ku më së shumti kanë nevojë.
Paraqitja e ekipeve bëhet deri më 4 korrik 2018.
Hedhja e shortit do të bëhet deri ditën e premte më 6 korrik 2018, ora 12:00 në zyrën e KBI-së në Bujanoc, afër objektit të RTV “SPEKTRIT”.
Lojërat zhvillohen ditën e shtunë, më 7 korrik 2018,në fushën sportive”PIPA” në Tërrnoc,me pronar Izir Taipi,i cili qysh në start filloi me bamirësi,duke e liruar fushën e sportit pa pagesë.
Sistemi 5+1, me eliminim pagesa për një ekip 2000 din.
Sponzor medial RTV”SPEKTRI”.
Sponzor i kupave për fituesin e turnirit dhe lojtarin më të mirë do të jetë ëmbëltorja “Kanita”-Tërnoc,me pronar Sehar Ebibi.
Gjithashtu do të vendoset edhe shporta e humanitetit./jetapres/