Ballina Lajme SHPALLEN ZGJEDHJET PËR KËSHILLAT NACIONALE NË SERBI

SHPALLEN ZGJEDHJET PËR KËSHILLAT NACIONALE NË SERBI

SHPËRNDAJE

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetadministrimit lokale, ka bërë publike shpalljen e zgjedhjeve për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare në Serbi.

 

Sipas kësaj ministrie, zgjedhjet nacionale të pakicave kombëtare në Serbi, do të mbahen, më 4 nëntor, të këtij viti dhe deri më 15 gusht janë regjistruar 475 mijë qytetarë që mund të votojnë në këto zgjedhje të cilat do të organizohen për 22 këshilla nacionale.

 

Gjithashtu, sipas të njëjtave informata, mësohet se afati për dorëzimin e listës është 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për ata që votojnë direkt ndërsa për ata që votojnë indirekt 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë afirmojmë faktin se në serbi jetojnë afro 13% pakica kombëtare dhe kemi obligim të ruajmë dhe luftojmë për tolerancë në shoqëri”, theksoi në një konferencë për gazetarë Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetadministrimit lokale, Branko Ruzhiq, transmeton Jetapress.